Maqedonia e Veriut, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe vende të tjera, është bashkësponsore e rezolutës në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si ditë ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, bëri të ditur Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani.

Rezoluta do të paraqitet më 17 prill para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të votohet më 2 maj. Në tekstin e hartuar i bëhet thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratojë rezolutën e mëposhtme për të shënuar 11 korrikun çdo vit si një ditë ndërkombëtar. Në masakrën e Srebrenicës ishin vrarë më shumë se 8,000 burra mysliman nga forcat serbe.

Në tekstin e rezolutës gjithashtu dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit dhe u bëhet thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet dhe t’i përhapin ato nëpër sistemin arsimor duke zhvilluar programe të veçanta për përkujtimin dhe parandalimin e të njëjtit.

Rezoluta, ndër të tjera i referohet Kartës së OKB-së, Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventës për Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e rezolutave tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia e Veriut bashkë-financuese e Rezolutës për gjenocidin e Srebrencës në OKB shkruan Telegrafi.