Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp e ka konfirmuar informacionin se është dëbuar edhe një diplomat rus nga vendi.

Megjithatë ai nuk dha informacione tjera në lidhje me këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pasi informacioni është i karakterit të besueshëm, nuk mund të hyj në detaje, megjithatë MPJ kur do të merr dokumente dhe informacione të konfirmuara për sjelljen e diplomatëve të huaj që janë në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës do të merr masa për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Kështu që informacioni i për dëbimin e një diplomati rus është i saktë”, tha Osmani.

Ndryshe, në maj të këtij viti Maqedonia e Veriut e shpalli person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Rusisë në Shkup. Rusia atëherë reagoi me masa reciproke, duke dëbuar një diplomat të RMV-së të punësuar në Ambasadën e Moskës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia e Veriut dëbon edhe një diplomat rus appeared first on Telegrafi.