Në Vilën Vodno është nënshkruar marrëveshje mes presidentit Stevo Pendarovski dhe presidentes së Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvilli për heqje të vizave mes dy vendeve.

Përveç kësaj marrëveshje, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe homologia e saj nga Gjeorgjia, Tea Culukiani kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në sferën e kulturës.

“Gjeorgjinë dhe Maqedoninë e Veriut i bashkojnë shumë gjëra, integrimi në BE dhe NATO është rruga që keni zgjedhur edhe ju por është rrugë që kemi zgjedhur edhe ne. Për sukses në këtë rrugë kemi nevojë për partnerët tanë strategjik, posaçërisht me vendet që kanë kaluar këtë rrugëtim.
Marrëveshja e sotme do të rris numrin vizitorëve në vendet tona dhe do të përmirësojë marrëdhëniet tona”, tha mes terash presidentja Zurabishvilli.

Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia nënshkruajnë marrëveshje për heqje të vizave shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";