Sllovenia kërkoi ndihmë pas vërshimeve të mëdha që ndodhën ditëve të fundit nga ku humbën jetën 6 persona.

Qendra për Menaxhime me Kriza njoftoi se sot pasdite është pranuar kërkesë për ta ndihmuar Slloveninë në kuadër të mekanzimeve të NATO-s për ndihma në fatkeqësi (Qendra Koordinuese Euro-atlanike për Reagim ndaj Fatkeqësive).

“Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, pas konsultimit me Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, njoftoi se Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të dërgojë 100 pjesëtarë të ushtrisë”, njoftojnë nga QMF.

Ata shtojnë pëlqimin për dërgimin e ushtarëve në Slloveni vjen nëse Sllovenia i pranon dhe nëse dërgimi i ushtarëve nënshkruhet nga Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Maqedonia e Veriut e gatshme ta ndihmojë Slloveninë me dërgim të ushtarëve appeared first on Telegrafi.