Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, solli vendim që të vazhdohet masa e ndalimit të eksportit të disa llojeve të drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 prill 2022.

Ndalimi i eksportit mbetet për:
– grurin,
– elbin,
– misërin,
– miellin,
-fara luledielli,
-vajrat prej farave të lulediellit.

Nga Qeveria thonë se qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët.

“Prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia e Veriut e vazhdon ndalesën për eksportin e vajit dhe drithërave shkruan Telegrafi.