Në përputhje me aktivitetet dhe detyrimet e marra me anëtarësimin në NATO, Republika e Maqedonisë së Veriut ka siguruar strehim të përkohshëm për 68 afganë, të cilët paraprakisht kanë qenë të angazhuar nga NATO-ja gjatë misionit në Afganistan.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, këta persona janë pjesë e grupit më të madh të afganëve, të cilët ishin të vendosur në bazën “Behtel” (Bechtel Facility) në Kosovë, nga ku të gjithë afganët e evakuuar nga Kabuli janë shpërndarë përkohësisht mes shteteve anëtare të NATO-s. Këtyre personave, në vendin tonë u është siguruar strehim i përkohshëm, deri në rregullimin e dokumentacioneve për në destinacionet përfundimtare, me çka dhe u përcaktohet vendbanimi i tyre i përhershëm

Me këtë hap, Maqedonia e Veriut, si partner kredibil i NATO-s, edhe një herë dëshmoi solidaritet në mbrojtjen e aleatëve tanë nga Afganistani, të cilët për shkak të rrezikut për jetën dhe sigurinë e familjeve të tyre nuk mund të kthehen në Afganistan.

Duke siguruar strehim të përkohshëm edhe për këtë grup afganësh, numri i përgjithshëm i civilëve afganë të cilëve Maqedonia e Veriut u ka ofruar qëndrim të përkohshëm kalon mbi 800 persona, më shumë se gjysma e të cilëve tashmë janë larguar nga Maqedonia e Veriut dhe janë drejtuar kah destinacionet e tyre përfundimtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia e Veriut ka siguruar strehim për 68 afganë appeared first on Telegrafi.