Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, pas takimi me ministren e Jashtme të Suedisë dhe kryesuesen e OSBE-së, An Linde, theksoi se Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023.

Osmani mes tjerash falemnderoi kryesuesen aktuale të OSBE-së, An Linde për angazhimin e jashtëzakonshëm edhe përkundër kushteve të vështira me pandeminë.

“Maqedonia do të kryeson me OSBE-në në vitin 2023 dhe kjo na bën që të jemi në treshen e kryesuesve dhe na jep një mundësi për të bashkëbiseduar, për të ndarë eksperiencën e njëri tjetrit në këtë drejtim dhe natyrisht edhe për ta akorduar prioritetet dhe kahjet e këtij bashkëpunimi në të ardhmen”, u shpreh Osmani pas takimi me ministren e Jashtme të Suedisë dhe kryesuesen e OSBE-së, An Linde.

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023 shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";