Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket, dhe me ritëm shumë të shpejtë, sipas një studimi të Agjencionit Informativ të Maqedonisë.

Vendi është tashmë në një pleqëri të thellë demografike. Ka hyrë në procesin e tranzicionit demografik kur vdekshmëria bëhet më e lartë se shkallat e lindjeve.

Shënojmë humbje të rritjes natyrore prej mbi 8,000 personash mesatarisht çdo vit dhe kjo tendencë do të vazhdojë.

Strategjia për të moshuarit (2010-2020) tregon se deri në vitin 2050, çdo i pesti person pritet të jetë mbi 60 vjeç, dhe në vitin 2150, çdo i treti person do të jetë mbi 60 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas disa ekspertëve, çelësi është anëtarësimi në BE sepse do të imponojë përmbushjen e standardeve që do të përmirësonin jetesën në vendlindje, gjë që, nga ana tjetër, do të thotë shumë më pak emigracion, por edhe kthimin e një pjese të popullsisë maqedonase në shtetin e tyre amë.

The post Maqedonia e Veriut me pleqëri të thellë demografike, më shumë vdekje dhe më pak lindje appeared first on Telegrafi.