Maqedonia e Veriut është nën fazën e kuqe për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Sot temperatuart kanë arritur deri në 43 gradë.

Kjo do të thyejë rekordin e vitit 2007, kur u regjistruan 42.8 gradë. Autoritetet shëndetësore rekomanduan që të qëndrohet në ambiente me kondicioner nga ora 13:00 deri në 17:00, të konsumohet shumë ujë, të kufizohet aktiviteti në orët më të nxehta dhe të ndiqen udhëzimet tjera.

Valë e nxehtësisë në Maqedoni është pasojë e një kombinimi të anticiklonit stabil, thatësirës së shtyrë, trendeve klimatike dhe valëve të nxehtësisë në rajonin e Ballkanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedonia e Veriut në fazën e kuqe, temperatura sot ka arritur në 43 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.