Deklarata e përbashkët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, e cila i bën thirrje Federatës Ruse për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Alexei Navalny dhe të gjithë personave të privuar në mënyrë të paligjshme ose arbitrare nga liria, të nënshkruar nga Maqedonia e Veriut, u raportua nga shumica e mediave rajonale.

Deklarata, e nënshkruar nga 45 vende të tjera, shpreh shqetësim në lidhje me përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Federatën Ruse.

“Arrestimi dhe dënimi i Navalny u bazua në një vendim të mëparshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që ishte arbitrar dhe qartë i paarsyeshëm”, u tha në deklaratën e nënshkruar gjatë seancës së 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, cituar nga disa media në rajon .

Vendet nënshkruese janë gjithashtu të shqetësuara për numrin e madh të arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetje për Navalny në shumë qytete ruse./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia e Veriut në mesin e vendeve që kërkojnë lirimin e Alexei Navalny shkruan Telegrafi.