Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ajo nuk tregoi se çfarë pajisje ushtarake do të dërgohen në Ukrainë, si dhe as çfarë ka në kërkesën e klasifikuar dërguar disa vendeve, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Nuk ka asnjë vendim për të dërguar ushtarë në Ukrainë dhe nuk do të ketë. Ne jemi anëtare e NATO-s, do të respektojmë të gjitha vendimet. Deri më tani, ne po i bashkohemi sanksioneve të vendosura nga BE-ja. Siguruam pajisje ushtarake dhe armatim me kërkesë të autoriteteve ukrainase”.

“Kërkesa e tyre ishte e klasifikuar, ndaj vendimi ynë është i klasifikuar. Ne dhamë informacione sepse donim të ishim transparent. Ndihma është në përputhje me kërkesat. Donacioni nuk e zvogëlon armatimin dhe kapacitetin e Armatës sonë”, tha Petrovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa në lidhje me pranimin e refugjatëve, Petrovska tha se shikohen kapacitetet dhe çfarë mund të ndërmerret në këtë drejtim./Telegrafi/

Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë shkruan Telegrafi.