Kryetari i OBRM-PDUKMK-së, Hristijan Mickoski thotë se emri i ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut është realitet.

Sipas tij, në bazë të këtij realiteti, momentalisht funksionon shteti dhe se ky është realiteti që e solli kryeministri Zaev.

“Nëse më pyesni nëse është realitet, ne funksionojmë në bazë të këtij realiteti. Këtë realitet e solli Zaev dhe ne jemi deklaruar për këtë çështje. Edhe kryetarët e ri të komunave u deklaruan. Nëse nuk respektohet ky realitet, ka pasoja të tjera si prokuroria dhe gjyqësia. Do të punojmë që ky realitet të ndryshojë”, tha Mickoski.

I pyetur se si do të ndryshonte realitetin, përkatësisht se si do të kthente emrin e vjetër, Mickoski tha: “kur të ulemi në tabolinë me miqtë tanë, do të themi se ky realitet për qytetarët është nënçmues dhe kaq”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “Maqedonia e Veriut” realitet edhe për Mickoskin appeared first on Telegrafi.