Mbrëmë në Kombet e Bashkuara, Maqedonia e Veriut votoi kundër rezolutës që kërkonte ndërprerjen e sanksioneve të SHBA-së kundër Kubës, të cilat kanë qenë në fuqi prej 63 vitesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezoluta u miratua me shumicë dërrmuese: 165 vota “pro”, 12 abstenime dhe shtatë vota kundër – Shtetet e Bashkuara, Maqedonia, Izraeli, Ukraina, Hungaria, Paraguai dhe Argjentina.

Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50 folës në Asamblenë e Përgjithshme kanë argumentuar për nevojën e heqjes së sanksioneve më jetëgjata të SHBA-së ndaj çdo vendi, të vendosura në vitin 1962 në përgjigje të “Krizës së Raketave Kubane”.

Një rezolutë e ngjashme propozohet në OKB çdo vit, por autoritetet amerikane, pavarësisht se kush është president, i përmbahen me vendosmëri sanksioneve kundër Kubës, të cilat kanë dënuar breza të tërë kubanezësh në varfëri dhe kanë izoluar pothuajse plotësisht vendin ishullor të Karaibeve nga çështjet botërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitet e fundit, ka pasur votime në të cilat vetëm SHBA-të dhe Izraeli kanë kundërshtuar heqjen e sanksioneve./Telegrafi/