Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut në janar të vitit të ardhshëm do ta marrë kryesimin e OSBE-së.

Osmani shkruan se ai ndihet i privilegjuar për rolin e kryesuesit të OSBE-së për vitin e ardhshëm.

“A e dini se OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente. Duke filluar nga 1 janari, gjatë 12 muajve të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryesuesit të OSBE-së me seli në Vjenë”, ka shkruar Osmani.

Maqedonia e Veriut vitin e ardhshëm do ta marrë kryesimin me OSBE-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";