Biznesi i mbarështimit të derrave dhe prodhimit të mishit në Maqedoninë lindore është nën sulm nga ethet e derrave afrikane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sëmundja është përhapur edhe në rajonin e Koçanit, raste të reja ka në fshatrat Trkanje dhe Presekë. Sipas autoriteteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, këto raste nuk kanë të bëjnë me rastin e disa ditëve më parë në fshatin e gurtë të Moshticës. Shërbimet janë në terren, pas së cilës do të bëhet e ditur se sa derra në rajonin e Koçanit do të asgjësohen, njofton “Telma”.

Pas rastit në Koçan, të prekur janë edhe blegtorët në Shtip.

AUV u bën thirrje të gjithë mbarështuesve të derrave nëse vërejnë ndonjë ndryshim te kafshët ta raportojnë. Nëse janë ethet e derrave afrikane dhe kafshët asgjësohen, agjencia paguan dëmin, por jo nëse raportohen derrat të ngordhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fermerët e derrave paralajmërojnë se nëse nuk ndalet përhapja e sëmundjes do të jemi të varur nga importi i derrit dhe kështu çmimi do të rritet në mënyrë drastike.

Ethet e derrave afrikanë u shfaqën para shtatë muajsh në fshatin malor Dramçe të Dellçevës, ndërsa tani po përhapet edhe në Koçan./Telegrafi/

Maqedonia lindore përfshihet nga ethet e derrave afrikane shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";