Inspektorati Fito-sanitar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ku ministër është Arijanit Hoxha, ka ndaluar hyrjen e patateve të Serbisë.

Një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e pranisë së një lloji të bakteries në patatet serbe, e cila është e rrezikshme dhe e ndaluar sipas kritereve vendase dhe ndërkombëtare për ushqim.

Mësohet se nuk do të lejohet importimi i patateve nga Serbia për periudhën e mbetur të kësaj kulture, që është rreth tre javë.

Ndërkaq nga MBPEU bëjnë të ditur se mungesë patatesh në treg nuk do të ketë pasiqë një sisa i madhe e patateve vendore janë në dispozicion për këtë periudhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia ndalon importin e patateve nga Serbia shkruan Telegrafi.