Maqedonia do të pranojë vetëm shtetas të deportuar nga Shtetet e Bashkuara që banonin atje ilegalisht, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për “Sloboden Peçat” pas vendimit të Kosovës për të pranuar deri në 50 migrantë nga Amerika.

“Menjëherë pas mbërritjes së administratës së presidentit Trump, u dërgua kërkesë për pranimin e shtetasve të RMV-së që banojnë ilegalisht në territorin e Shteteve të Bashkuara, nëse përcaktohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se këta janë shtetas të RMV-së, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranoi kërkesën për pranimin e tyre në rast të deportimit mbi këtë bazë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas informacioneve nga atje, deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për pranimin e personave të tillë, shtetasve të RMV-së.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës vendosi dje të pranojë deri në 50 migrantë nga vendet e treta nga Shtetet e Bashkuara brenda një viti, dhe migrantët do të banojnë në Kosovë “në mënyrë që të lehtësohet kthimi i tyre i sigurt në vendin e tyre të origjinës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendim për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 50 individë në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Individët e mbuluar nga ky vendim gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës do të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara nga rregulloret ligjore në fuqi”, thanë nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se përzgjedhja e migrantëve do të bëhet nga një “listë e propozuar”.

The post Maqedonia nga SHBA-të do të pranojë vetëm shtetas të RMV-së të deportuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";