Zv. kryeministri për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq u takua me ambasadorin e Francës Cyril Baumgartner dhe eksperten e re franceze për integrimin në BE, Mia Matkoviq.

“Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të vendit.

Proceset e nisura në negociatat me BE-në duhet të vazhdojnë për të përmbushur objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë, zbatimin e Planit të Rritjes të Komisionit Evropian me përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët e vendit, rajonit dhe Evropës”.

Në takim, të pranishmit u pajtuan se do të vazhdon mbështetja franceze për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, duke konfirmuar përkushtimin e Francës për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi kishte për qëllim prezantimin e ekspertit të ri francez për integrimin në BE, i cili iu bashkua Sekretariatit për Çështjet Evropiane në prill./Telegrafi/

The post Mariçiq-Bomgartner: Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të RMV-së appeared first on Telegrafi.