Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka miratuar vendim me të cilin udhëzohet zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe Sekretariati për Çështje Evropiane që të ofrojnë mbështetje institucionale për zbatimin e iniciativave dhe marrëveshjeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, theksojnë nga shtypi i Qeverisë.

Ky vendim paraqet fuqizim të kapaciteteve institucionale për intensifikimin e zbatimit të projekteve në kuadër të kësaj nisme rajonale.

Koordinimi i “Ballkanit të Hapur” dhe iniciativave rajonale nga Qeveria realizohet nga Koordinatori Nacional për Ballkanin e Hapur dhe Iniciativa Rajonale, Marjan Zabrçanec dhe Koordinatorja Nacionale për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrim Evropian, Nola Ismajloska-Starova.

Kryeministri Kovaçevski dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë nikoqire e Samitit të ardhshëm të liderëve për “Ballkanin e Hapur” që do të mbahet në gjysmën e parë të qershorit në Ohër./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq dhe SÇE do të sigurojnë mbështetje institucionale për projektet e “Ballkanit të Hapur” appeared first on Telegrafi.