Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, njofton se ka pasur një bisedë të hapur dhe konstruktive me ushtruesin e detyrës së drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociatave për zgjerimin e BE-së, Michela Matuela.

Sipas tij, është shqyrtuar progresi i bërë në agjendën evropiane, duke u fokusuar në statusin aktual të integrimit tonë evropian dhe dinamikën e dialogut me Bullgarinë fqinje.

“Po punohet intensivisht në përmbushjen e detyrave dhe kritereve për fillimin e negociatave, me një përkushtim të veçantë ndaj agjendës së reformave evropiane dhe këtë e konstatojnë të gjitha raportet ndërkombëtare.

Ne pajtohemi me Matuelën se Ballkani Perëndimor i përket jo vetëm gjeografikisht, por edhe për nga vlera BE-së dhe se të gjitha vendet në rajon duhet të bëhen anëtarë të BE-së kur të plotësojnë kushtet për këtë”, tha Mariçiq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se janë të vetëdijshëm se BE-ja duhet t’i përshtatet kushteve dhe situatave të reja të krijuara nga kriza në Ukrainë.

“Ajo që është e rëndësishme, megjithatë, është se ajo mbetet e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së tij evropiane. Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë sukses për të gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian”, shtoi Mariçiq./Telegrafi/

The post Mariçiq: Fillimi i negociatave me BE-në do të jetë sukses për të gjithë rajonin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";