Zv. kryeministri, Bojan Mariçiq, ka takuar sot përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

Siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimi evropian është zgjidhja e vetme dhe optimale për vendin tonë.

“Për të arritur qëllimin tonë të përbashkët strategjik, anëtarësimi i plotë në union, prania e Francës dhe zëri i Parisit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, duke inkurajuar përshpejtimin e dinamikës së procesit negociator të shtetit”, thuhet në komunikatën e SEÇ.

Siç thuhet në njoftim, bashkëbiseduesit u pajtuan se Franca dhe Maqedonia e Veriut mbeten të përkushtuara për një angazhim të përbashkët për realizimin e perspektivës evropiane të vendit tonë dhe ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mariçiq: Integrimi në BE është zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.