Sot dhe nesër zëvendëskryeministri i parë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq ndodhet në një vizitë zyrtare në Romë të Italisë, ku do të ketë disa takime me përfaqësues të qeverisë italiane.

Mariçiq u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Çirielli.

Në takimin me zëvendësministrin Çirielli u forcuan dhe u konfirmuan qëndrimet e Italisë dhe mbështetja që marrim si vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE.

Mariçiq theksoi mirënjohjen e tij për Italinë, e cila është një nga vendet me të cilën ndjejmë një lidhje, kulturore, civilizuese dhe miqësore dhe me të cilën mund të planifikojmë strategjikisht hapat e ardhshëm për t’iu afruar familjes evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në takim u theksua rëndësia e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me të cilin Bashkimi Evropian u jep dorën vendeve kandidate nga rajoni për akses të përshpejtuar, me të cilin vendi do të ketë përfshirje thelbësore në një pjesë të tregut të përbashkët të BE-së. Pjesëmarrësit ranë dakord se bashkimi dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të madhe për BE-në, për rajonin dhe është i dobishëm për të gjithë qytetarët nga Ballkani Perëndimor. Përfitimet më të mëdha shihen në lëvizshmërinë e të rinjve, si dhe mundësitë e hapura për kompanitë dhe zhvillimin socio-ekonomik.

The post Mariçiq: Italia mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.