Kryeministri i ri do të thotë nëse do të jem pjesë e qeverisë së re. Unë jam në dispozicion dhe jam gati, do të merrja çdo detyrë që do të më ofrohet në konceptin e ri të mandatarit, tha ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq për “Utrinski Brifing”.

Sa i përket lidershipit të ri, Mariçiq thotë se Kovaçevski ka arritur të bashkojë grupe të ndryshme njerëzish.

“Çdoherë sjell një ekip dhe udhëheqje të re. Kjo është një mundësi e mirë për të freskuar majën e LSDM-së, ka njerëz që janë të dëshmuar në profesionin e tyre një përzierje e kuadrove të reja, Kovaçevski tregoi aftësinë për të bashkuar grupe të ndryshme, njerëz dhe për t’i bashkuar ata në këtë kulm, jam i bindur se do t’ia dalë”, thotë Mariçiq./Telegrafi/

Mariçiq: Kovaçevski tregoi aftësi për të bashkuar grupe të ndryshme në krye të LSDM-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";