Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës dhe ish-kryeministrit, Lars Loke Rasmussen, mori pjesë sot në Konferencën me rastin e 30 vjetorit të Kritereve të Kopenhagës, në panelin kushtuar vendeve kandidate për anëtarësim në BE, sfidat e tyre për avancimin e rrugës së integrimit evropian.

Në prezantimin e tij, Mariçiq tha se kriteret e Kopenhagës janë mjeti më i mirë real i mbrojtjes kundër populizmit në Ballkanin Perëndimor dhe mënyra më e mirë për të transformuar shoqëritë tona.

“Kriteret e Kopenhagës janë udhërrëfyesi kryesor që kemi në negociatat e anëtarësimit në BE dhe transformimin e shoqërive tona.

Besoj se ishin kriteret e Kopenhagës që e ndihmuan vendin tim në periudhën e vështirë të krizave politike, nga viti 2014 deri në vitin 2017, sepse ato kritere u inkorporuan në sistemin tonë dhe Kushtetutën tonë shumë më tepër dhe më thelbësisht se më parë”, tha Mariçiq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mariçiq tha se në këtë moment duhet t’i kushtojmë rëndësi dhe të interesohemi për kriteret që nuk janë pjesë e versionit origjinal të kritereve të Kopenhagës dhe këtu Mariçiq përmendi kapacitetin absorbues dhe rëndësinë e gjeopolitikës, duke theksuar se Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e BE-së akoma sepse është e rrethuar nga vendet e BE-së dhe sepse nuk del në Detin e Zi dhe nuk kufizohet me Rusinë./Telegrafi/

The post Mariçiq: Kriteret e Kopenhagës le të mbeten kushti i vetëm për përparimin drejt BE-së appeared first on Telegrafi.