Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka reaguar ndaj aktgjykimit me kusht për një aksident automobilistik në Ohër.Ai e ka bërë të ditur qëndrimin e tij në rrjetet sociale.

“Si ministër i Drejtësisë, por mbi të gjitha si person dhe prind, nuk mund të jem indiferent ndaj vendimit të gjykatës, e cila dënoi me kusht për aksidentin automobilistik në Ohër, ku humbën jetën dy djem dhe u plagosën rëndë tre vajza. Pres një vendim të drejtë nga gjykatat më të larta dhe Këshilli Gjyqësor ta ndjekë nga afër të gjithë rastin”, ka shkruar ai.

27-vjeçari Ivan nga Manastiri ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur vitin e kaluar në magjistralen Ohër – Shën Naum, në kryqëzimin e daljes për në hotel “Inex”. Pas një muaji luftë për jetën për shkak të plagëve të rënda, ka ndërruar jetë edhe miku i tij Milan./Telegrafi/

Mariçiq: Nuk mund të jem indiferent ndaj dënimit me kusht për aksidentin në Ohër ku humbën jetën dy djem shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";