Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk e sheh disponimin për ndarjen e pakos Maqedoni-Shqipëri për negociatat me Bashkimin Evropian.

“Ky qëndrim ka vazhduar që nga viti 2019. “Unë mendoj se disponimi i vendeve anëtare kur hapin derën për negociata do të ishte shumë më i madh nëse do të kishte dy shtete sesa nëse do të ishte vetëm një,” tha Mariçiç.

Në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut ka qenë konstruktive, e hapur dhe mjaft e arsyeshme për të mos u përballur me presione. Ai shtoi se presioni është kryesisht për të mos hequr dorë nga procesi.

Ai gjithashtu tha se presioni apo dëshira e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian shkon në atë drejtim se nuk ka më kohë për të pritur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pritja nuk mund të sjellë asgjë të mirë, gjë që është e vërtetë, dhe pritja nuk mund të përmirësojë situatën apo kushtet e një marrëveshjeje”, tha Mariçiq.

The post Mariçiq nuk sheh tendencë për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëri për në BE appeared first on Telegrafi.