Mariçiq për Arafat Muaremin: Nuk dha dorëheqje, por i kaloi mandati

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç në konferencën e sotme për shtyp tha se Arafat Muaremi nuk dha dorëheqje por i përfundoi mandati.

“Unë me sa di Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por i kaloi mandati dhe vendosi që mos të kërkojë vazhdim, kështu që ky ishte vendim i tij personal”, tha Mariçiq.

Ai gjithashtu theksoi se rreth pyetjes për suspendimin e prokurores Ruskoska, arsyet dhe argumentet për këtë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike.

“Rreth pyetjes për suspendimin e prokurores Ruskoska, arsyet dhe argumentet për këtë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike sepse vendimi për hapjen e procedurës disiplinore është e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe vendimi për suspendim është e prokurorit Jovevski”, deklaroi zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Advertisement

 

The post Mariçiq për Arafat Muaremin: Nuk dha dorëheqje, por i kaloi mandati appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy