Zv. kryeministri Bojan Mariçiq në konferencën e sotme “Politikat për promovimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në Maqedoninë e Veriut” tha se Qeveria e Maqedonisë është plotësisht e përkushtuar për integrimin evropian të vendit dhe gatishmërinë e saj të përgjithshme për të ndërmarrë obligimet e anëtarësimit të plotë në vitin 2030.

“Ndërmjetësimi dhe arbitrazhi janë një shtyllë e rëndësishme për përmirësimin e qasjes në drejtësi, duke u ofruar bizneseve në Maqedoninë e Veriut një mënyrë më të shpejtë, shpesh më të lirë dhe më fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në krahasim me mënyrën tradicionale gjyqësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Kjo jo vetëm që përmirëson efikasitetin e përgjithshëm të sistemit gjyqësor, por gjithashtu forcon sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike”, tha Mariçiq.

Mariçiq theksoi se Bashkimi Evropian në raportet e tij vjetore për progresin në Maqedoninë e Veriut thekson nevojën që vendi, Odat përkatëse dhe palët e interesuara të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për promovimin e ndërmjetësimit, arbitrazhit dhe metodave të tjera për zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se “përcaktimi strategjik i kësaj Qeverie është i qartë dhe real, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Me vetë anëtarësimin, sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut do të përfshihet në një numër në rritje të transaksioneve dhe bashkëpunimeve ndërkufitare dhe metodat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mund të kontribuojnë në stabilitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tregtisë së vendit”./Telegrafi/

Mariçiq: Përcaktimi strategjik i kësaj qeverie është i qartë dhe real, anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030 shkruan Telegrafi.