Mariçiq: SHBA është partneri dhe miku jonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri dhe miku jonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, pas takimit me senatorin amerikan Kris Marfi, në të cilën pjesë mori edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Konferencës së 58-të të Sigurisë në Mynih, e cila këtë vit i kushtohet temës “Bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë krizash në rritje”.

“Përmes bisedës, Marfi rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin tonë evropian dhe përshëndeti angazhimin e qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave”.

“Me rëndësi të veçantë është dhe bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po intensifikohet, veçanërisht në fushën e diversifikimit në sektorin energjetik”, ka shkruar Mariçiq.

 

Advertisement

Mariçiq: SHBA është partneri dhe miku jonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy