Në vazhdim të karvanit “Ne jemi Evropa”, zv. kryeministri Bojan Mariçiq nga forumi i hapur në Ohër me temën: Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore për turizmin e qëndrueshëm deklaroi se turizmi është në krye të prioriteteve të Bashkimit Evropian.

“BE e sheh turizmin si një aktivitet ekonomik jashtëzakonisht të rëndësishëm me një ndikim të gjerë në rritjen ekonomike, punësimin dhe zhvillimin social”, tha Mariçiq.

Në fjalimin e tij ai theksoi informacionin se qarkullimi turistik ka shënuar rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023 – dhe se rritje ka qenë 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dy tremujorët e vitit 2023 janë me një rritje prej 24% krahasuar me një vit më parë, me të ardhura të realizuara prej 229 milionë dollarësh nga qarkullimi turistik.

“Pandemia e Covid-19 ka kaluar dhe nomadët turistikë janë kthyer në destinacionet e tyre të preferuara dhe po pushtojnë destinacione të reja. Këto ditë jemi dëshmitarë të raporteve të reja rajonale sipas të cilave po dalim në krye si destinacioni më i favorshëm për nomadët dixhitalë dhe turistikë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mariçiq: Turizmi është në krye të prioriteteve të Bashkimit Evropian appeared first on Telegrafi.