Në dijeninë e ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë”, të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, grupe të organizuara kriminale po bëjnë gërdi në malet e fshatit malor Tanushë, Brezë e Malinë.

Banorët e këtyre fshatrave, por edhe qytetarë tjerë – vizitorë të këtyre fshatrave, thonë për gazetën KOHA se malet e Malësisë së Shkupit dhe Likovës po zhvishen pamëshirshëm, ndërsa tregojnë se bëhet fjalë për skemë të organizuar kriminele, ku të përfshirë janë edhe policë pyjor dhe të MPB-së.

“Për gjynah kanë mbet malet. Drutë priten pa dallim nëse janë të vjetër apo të ri. Kamionë të shumtë shihen duke ngarkuar drutë e prerë, ndërsa pjesa më e madhe përfundojnë në Kosovë e një pjesë në Maqedoni, në parcelat ku shiten drutë për ngrohje. Gjithçka duket mirë e organizuar, pasi disa biznese të Maqedonisë, kryesisht shqiptarë, me fatura fiktive, deklarojnë se drutë vijnë nga Bullgaria, e në fakt pritë në Tanushë, Malinë e Brezë”, thonë banorët e këtyre fshatrave, ndërsa tregojnë se asnjë ndalesë si nga policia pyjore dhe policia e rëndomtë nuk ka ndodhë deri tani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhjetëra sharra elektrike, shtojnë banorët, dëgjohen me orë të tëra, ndërsa përkundër asnkesave në ndërmarrjen shtetrore “Pyjet e Maqedonisë” dhe në MPB, asnjë veprim konkret nuk është marrë për ndalimin e këtij krimi që, siç tregojnë banorët, po ndodhë tash e disa muaj./Koha.mk/

Masakër në malin e Karadakut të Shkupit dhe Likovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";