Kemi biseduar me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nuk ka asnjë rrezik nëse kontrollohen qytetarët nëse janë të vaksinuar ose jo, kështu e komentoi revoltën e disa qytetarëve për masat e reja kundër Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe tha se përveç certifikatës për vaksinim, në objekte gastronomike dhe objekte të hotelerisë do të mund të futen edhe qytetarët që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19, por vetëm në 45 ditët e para pas shërimit.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është mënyra për t’u zgjidhur problemi me pandeminë, kjo praktikohet jo vetëm tek ne, por gjithkund në vendet e zhvilluara”, tha Filipçe.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese për Covid-19, nga 16 gushti ndalohet puna e objekteve gastronomike në ambiente të mbyllura, ndërkaq në ambientet e hapura me kapacitet mbi 30 persona do të mund të pranohen vetëm personat e vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Në çdo objekt gastronomik do të ketë person për mbajtjen e rendit që do të kontrollojë mysafirët për certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të obliguar të kenë të angazhuar persona për mbajtjen e rendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Masat e reja anti-Covid në Maqedoni, nuk cenojnë privatësinë e qytetarëve shkruan Telegrafi.