Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se mësimdhënësit e shkollave të mesme në vend mund të aplikojnë për trajnim të avancuar për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie.
Nga MASH thonë se nëse kanë njohuri bazë të mjeteve digjitale dhe zotërojnë në mënyrë aktive gjuhën angleze, ata mund të aplikojnë për trajnimin „AI në klasë“, i cili do t’i ndihmojë të përfshijnë inteligjencën artificiale në të gjitha fazat e procesit mësimor – nga përgatitja e orës mësimore deri te vlerësimi.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me grupacionin Brainster, ka shpallur thirrje publike për pjesëmarrje në trajnim, ndërsa aplikimi zgjat deri më 12 shtator, ndërsa deri në fund të muajit do të bëhet përzgjedhja dhe testimi i kandidatëve. Trajnimi fillon më 1 tetor. Aplikimi është në linkun në vazhdim”.
“Mësimdhënësit që do të marrin pjesë në trajnim do të kenë qasje falas në 8 kurse të ndryshme çdo muaj, me përmbajtje më bashkëkohore dhe praktike, ndërsa për përvetësimin me sukses të tyre, pasojnë 8 certifikata digjitale në muaj, si dhe certifikatë të shtypur pas përfundimit të plotë të programit. Ligjërues do të jenë instruktorë me përvojë ndërkombëtare, ndërsa Fakulteti Brainster Next do të formojë një grup mentorësh që do të ofrojë mbështetje të individualizuar për mësimdhënësit”, thonë nga MASH.
The post MASH: Fillon aplikimi i mësimdhënësve për trajnim mbi zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie appeared first on Telegrafi.