MASH financon kërkime në tetë institucione shkencore publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se tetë institucione shkencore publike do të punojnë për dy vite në kërkime me interes të lartë strategjik dhe kombëtar për Maqedoninë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prej 23,7 milionë denarë. Ndër projektet e miratuara janë Fjalori etimologjik i gjuhës maqedonase, hulumtimet për Liqenin e Ohrit, Leksikoni i folklorit maqedonas, si dhe hulumtimi për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se firmosja e marrëveshjeve me institucionet publike shkencore tregon se kjo Qeveri dhe Ministria investojnë në zhvillimin e përshpejtuar të shkencës.

“Shkenca dhe kërkimet ofrojnë përgjigjen më të mirë ndaj sfidave. Prandaj, gjatë përgatitjes së buxhetit vendosëm që prioriteti ynë të jetë mendimi shkencor vendas, si investim në të ardhmen e vendit. Inkurajojmë shfrytëzimin e të gjithë potencialit kombëtar–intelektual, teknologjik dhe njerëzor–për të siguruar përparimin dhe konkurrueshmërinë e shtetit”, theksoi Janevska.

Përveç financimit të projekteve të institucioneve shkencore publike, Ministria, në kuadër të Programit për Mbështetjen e Veprimtarisë Shkencore dhe Kërkimore në Maqedoni për vitin 2025, do të financojë edhe pesë projekte shkencore-kërkimore me interes të veçantë shkencor dhe publik të cilat janë rezultat i bashkëpunimit midis sektorit akademik dhe të biznesit, në kuadër të specializimit inteligjent të vendit, me 30,4 milionë denarë. Gjithashtu do të financohen edhe projekte inovative të universiteteve shtetërore, fakulteteve, instituteve shkencore dhe Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve.

Advertisement

Nga MASH deklarojnë se buxheti për shkencën në vitin 2025 arrin në 680 milionë denarë, që është pothuajse një rritje e dyfishtë krahasuar me Buxhetin e vitit 2024.

The post MASH financon kërkime në tetë institucione shkencore publike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy