Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në rrjedhë është aplikimi për konkurset e reja për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2021/22 si dhe dorëzimi i dokumenteve për ripërtëritje të të drejtës për bursës për shfrytëzuesit aktual.

Konkurset për bursa janë publikuar në vegzën më poshtë, në secilin prej tyre janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit me qëllim të realizmit të drejtës së shfrytëzimit të bursës përkatëse.

Procedura për aplikim për bursë është online nëpërmjet ueb faqes http://e- uslugi.mon.gov.mk, me të cilën dukshëm është thjeshtësuar mënyra e realizimit të të drejtës.

Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë online, plotësojnë paraqitje me letër dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në konkursin përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, drejtpërdrejt aty ose nëpërmjet postës, ndërsa aplikimi zgjat deri më 15 shtator, ndërsa aplikimi për vazhdim të bursës zgjat deri më 30 shtator./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MASH Maqedoni: Deri më 15 shtator nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë për bursa shkruan Telegrafi.