MASH-Maqedoni: Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria ka miratuar metodologji të re për llogaritjen dhe ndarjen e mjeteve financiare me të cilat komunat organizojnë arsimin fillor dhe të mesëm, zbatimi i së cilës fillon më 1 janar të vitit 2026. Metodologjia është zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e UNICEF-it, Bankës Botërore, Ambasadës Zvicerane, shoqatës ZMAI, ZELS dhe qeverive lokale, ndërsa pritshmëria është që ndryshimi të stimulojë proces edukativo-
arsimor me cilësi më të mirë .

Sot në konferencë për shtyp në MASH, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska tha se ndryshimi i formulave për llogaritjen e bllok -granteve ishte i nevojshëm, sepse ato ekzistuese nuk sigurojnë efikasitet në financim. Aktualisht, sa 90% e mjeteve të cilat i marrin komunat përdoren për të paguar pagat dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollave, që është dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 70% .Bllok -grantet po rriten, por kryesisht vetëm për të mbuluar rritjen e pagave, dhe jo për zhvillimin e shkollave dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Janevska shpjegoi se formula e re për financimin e arsimit fillor ka dy komponentë – bazë dhe variabël.

Komponenti bazë do të mbulojë shpenzimin e standardizuar për nxënës, të cilën e kemi përcaktuar të jetë 112,747 denarë në vit. Këtu përfshihen pagat dhe kontributet e punonjësve, zhvillimi i tyre profesional dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollës. Ky komponent merr parasysh nivelin e zhvillimit të shkollave, i cili llogaritet me koeficient që varion nga 0.75 deri në 2.55. ”

Advertisement

“Kështuqë , shkollat më të zhvilluara do të marrin një shumë më të vogël, dhe shkollat më pak të zhvilluara, në përputhje me normën e përcaktuar për hapsirat dhe pajisjet, do të marrin një shumë më të madhe, për të përshpejtuar zhvillimin e tyre.

Komponenti variabël është për shpenzimet e transportit të nxënësve, mbështetja për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, për nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën turke, boshnjake dhe serbe dhe për nxënësit që vijojnë mësimin në shkollat rajonale”, tha Ministrja.

The post MASH-Maqedoni: Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy