Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se thirrja publike për ushtrimin e së drejtës për një vakt studentor të subvencionuar është duke u zhvilluar, që nënkupton marrjen e një pagese mujore prej 2400 denarë për 9 muaj të vitit.

Afati i aplikimit për studentët aktualë është nga 1 deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2021/2022 dhe që nuk janë regjistruar në semestrin veror, afati i aplikimit është nga 1 deri më 31 tetor 2021.

Aplikimi bëhet elektronikisht përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa mund të marrin pjesë të gjithë studentët e rregullt në universitet shtetërore dhe private të arsimit të lartë, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

MASH Maqedoni: Në rrjedhë është thirrja për subvencione për studentët shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";