Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se ka hapur ueb-faqe të re ku do të mund të sigurohen të dhënat në lidhje me reformat që krijohen dhe zbatohen në arsimin fillor.

Siç njoftojnë nga ministria, në ueb-faqen www.osnovnoobrazovanie.mon.gov.mk, qytetarët do të mund të njoftohen për aktivitetet në vijim dhe të ardhshme që MASH dhe institucionet kompetente në fushën e arsimit i zbatojnë, përkatësisht i planifikojnë, me qëllim që të modernizohet baza e sistemit arsimor në Maqedoni.

“Ueb-faqja përmban sqarime të përmbajtjes së planit për reforma në arsimin fillor, ndërsa janë publikuar të gjitha dokumentet e ndërlidhura me ndryshimet, si dhe me Konceptin për arsim fillor, ngjarjet e reja dhe standardet nacionale në bazë të së cilës janë përgatitur, por edhe rregullativa ligjore aktuale”, theksojnë nga MASH./Telegrafi/

MASH Maqedoni përmes ueb-faqes së re do të njoftojë për reformat në arsimin fillor shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";