MASH: Nga dy thirrjet publike, kemi ndarë mbi 54 milionë denarë për realizimin e projekteve kërkimore-shkencore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se përmes dy thirrjeve publike, kanë ndarë mbi 54 milionë denarë për institucionet publike shkencore në realizimin e projekteve kërkimore-shkencore, si dhe për institucionet e arsimit të lartë që në bashkëpunim me sektorin e biznesit, realizojnë projekte me interes të veçantë shkencor dhe publik, në përputhje me Strategjinë për Specializim të Mençur të Maqedonisë.

“Me 23,7 milionë denarë, do të financohet realizimi i tetë projekteve të propozuara nga tetë institute publike shkencore të pavarura, të cilat aplikuan në thirrjen e MASh për mbështetje të veprimtarisë së tyre, që konsiderohet me interes të lartë strategjik dhe kombëtar për shtetin. Sipas kushteve të thirrjes, për secilin projekt mund të ndahen deri në 3 milionë denarë”, thonë nga MASH-i.

Sqarojnë se pesë projekte kërkimore-shkencore me interes të veçantë publik dhe shkencor, të cilat janë rezultat i bashkëpunimit mes sektorit akademik dhe atij të biznesit në kuadër të specializimit të mençur të shtetit, do të financohen me gjithsej 30,4 milionë denarë.

Thirrja për këtë kategori parashikonte financim deri në 8 milionë denarë për projekt.

Advertisement

MASH njoftoi se buxheti për shkencën në vitin 2025 arrin në 680 milionë denarë.

Gjithashtu sqaruan se së shpejti do të publikohen edhe rezultatet nga thirrja e tretë publike, e cila është pjesë e programit për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Maqedoni për vitin 2025.

The post MASH: Nga dy thirrjet publike, kemi ndarë mbi 54 milionë denarë për realizimin e projekteve kërkimore-shkencore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy