
Nga nesër hapet afati për aplikim për përfitimin e të drejtës për shujtën e subvencionuar për studentët, e cila do të vlejë gjatë vitit akademik 2025/2026, kështu kanë njoftuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 5 shtator 2025.
Shuma e subvencionit është 140 denarë në ditë, e destinuar për blerjen e ushqimit nga të hënën deri të shtunën tek subjektet që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim. Pagesa nuk realizohet gjatë pushimit veror, nga 1 korriku deri më 1 tetor.
Aplikimi bëhet vetëm online përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë ose të dytë të studimeve, si dhe në programet e integruara, në universitetet publike dhe private në vend. Kushti është që aplikuesi të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe të mos ketë të ardhura më të larta se paga minimale neto.
Për aplikim nevojiten formulari i plotësuar për shujtën e subvencionuar dhe deklarata për vërtetësinë e të dhënave. Të gjitha dëshmitë e tjera, si ato nga MPB, DAP apo fakultetet, sigurohen në mënyrë zyrtare nga vetë MASH.
Për çdo paqartësi gjatë aplikimit, studentët mund të kontaktojnë Sektorin për Standard të Nxënësve dhe Studentëve në adresën: [email protected].
The post MASH: Nga nesër hapet afati për aplikim për shujtën e subvencionuar për studentët appeared first on Telegrafi.