Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se Agjencia për cilësi në arsimin e lartë përfshin studentët në procesin e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve studimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë qëllim është shpallur konkurs për regjistrimin e studentëve të interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë.

Kushtet që duhet të plotësojë çdo aplikant përfshijnë – studenti duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë statusin e studentit me kohë të plotë në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në vend, të ketë përvojë paraprake në vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit dhe të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Siç njoftojnë nga ministria, regjistrimi bëhet duke plotësuar një formular që gjendet në faqen e Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë në këtë link. Më pas, formulari i njëjtë, i nënshkruar dhe i skanuar, duhet të dorëzohet në adresat elektronike cvete.stefanovska@tfb.uklo.edu.mk dhe vlado.gicev@ugd.edu.mk. Afati i fundit për regjistrim është data 18 shtator.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MASH thirrje studentëve të marrin pjesë në vlerësimin ekstern të universiteteve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.