Mashtrohet një person nga Gostivari, pagoi 25 mijë dollarë për një “Ford Mustang”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se dje (15.09.2025) në orën 14:05 në DPB Gostivar, një 29-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se ishte mashtruar nga personi G.P. nga SHBA për shumën prej 25.000 dollarë amerikanë.

Sipas denoncimit, më 03.09.2025, përmes rrjeteve sociale ai kishte kontaktuar personin dhe ishin marrë vesh të blinte një automjet pasagjerësh “Ford Mustang” oldtimer të vitit 1968 dhe gjysmën e parë të çmimit ta paguante menjëherë, ndërsa pjesën tjetër pasi të merrte automjetin.

“Sipas denoncimit, ai bëri një pagesë në një bankë në Gostivar dhe pas disa ditësh humbi çdo kontakt me personin, pas së cilës kuptoi se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy