
Komuna e Çairit ka ndërmarrë iniciativë për pastrimin e mbeturinave të grumbulluara në territorin e saj.
Sipas kryetarit të Komunës, Visar Ganiu, kjo nismë kishte për qëllim të ndihmonte dhe të mbështeste Qytetin e Shkupit në këtë drejtim. Ai theksoi se Shkupi nuk po i kryen detyrimet e tij në menaxhimin e mbeturinave, duke përmendur si shembull zvogëlimin e numrit të kontenjerëve nga 530 në vetëm 320.
Megjithatë, kjo iniciativë është ndërprerë nga Qyteti i Shkupit, me arsyetimin se menaxhimi i mbeturinave në Çair është kompetencë e Qytetit të Shkupit dhe jo e vetë Komunës.
“Sot ne kemi nënshkruar me një ndërmarrje private, shtesë punë, për ta grumbulluar mbeturinën e cila është jashtë kontenjerëve, që quhet refuz. Dhe çfarë ndodh!? Ditën e parë që ka filluar kamioni mbrapa nesh me punë, edhe ju jeni dëshmitar që nuk ka as një orë që e kam shpallur që ne filluam me punë dhe Çairi do të jetë i paster. Për shkak se edhe ne do të ndihmojmë, pa u marr me qytetin e Shkupit, pa u marrë me ndërmarrjen në fjalë. Domethënë Qyteti i Shkupit menjëherë e ka dërguar inspektoratin, e ka bllokuar kamionin, ka thërritur asistencë policore edhe tani duanë që ta konfiskojnë kamionin. Për arsye të tyre, të cilat ne nuk i dimë”, tha Visar Ganiu.
Nga Ndërmarrja Publike e Qytetit të Shkupit Higjiena Komunale thonë se Ganiu duhet të na tregoj se ku do i hidhte ato mbeturina!? Sepse nuk ka kontratë me deponinë sanitare “Drislla”.
“Ganiu duhet të tregojë se ku i hedh mbeturinat që mbledh, sepse nuk ka kontratë me të vetmen deponi sanitare, “Drislla”. E pyesim publikisht Kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu se ku i hedh mbeturinat që mbledh? Meqenëse nuk i hedh në Drislla, a krijon Ganiu deponi të paligjshme me mbeturinat, duke helmuar qytetarët e Shkupit?”, deklaroi Sabahudin Rexhepi
Ndërkaq kohëve të fundit gjendja me mbeturinat në Çair ka qenë alarmante për çka edhe kemi raportuar./TV21/
The post Mbeturinat në Çair, përplasje mes Ganiut dhe Rexhepit appeared first on Telegrafi.