Mbi 10 mijë hyrje dalje regjistrohen ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës çdo dite ndërkohë që fluksi i lëvizjeve shtohet edhe më tepër gjatë fundjavës.

Shumica e udhëtarëve që vijnë në Shqipëri janë pushues që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore. Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes kalimi në kufi bëhet pa vonesa ndërsa pushuesit vijnë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës

“Po vijmë për pushime në Shqipëri. Do të qëndrojmë një javë. Kaluam pa probleme kufirin as 5 minuta nuk u vonuam”, tha një turiste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në 24 orët e fundit përmes Qafë-Thanës hynë 5700 persona dhe u regjistruan 4800 dalje. Në të dyja anët punohet me tre sportele çka ka qenë e mjaftueshme për të përballuar fluksin e udhëtarëve.

The post Mbi 10 mijë hyrje e dalje çdo ditë në Qafë Thanë, në fundjavë akoma më shumë appeared first on Telegrafi.