Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 15.576, dhe numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë ka arritur në 243.284.

Qytetet me më shumë raste aktive me coronavirus janë Shkupi me 8.336 raste, Manastiri-1.415, Prilepi-872 dhe Kumanova-529.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.700.555 testime të Covid-19. Numri i të shëruarve është 219.616, ndërsa numri i të vdekurve është 8.092.

Për shkak të trendit rritës të personave pozitivë me COVID-19, autoritetet pritet të njoftojnë nëse semestri i dytë i vitit akademik 2021/2022 do të fillojë në kohë, në çfarë mënyre do të zhvillohet mësimi apo do të ketë vonesa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lloji i coronavirusit po përhapet me shpejtësi në pothuajse të gjitha vendet dhe ekspertët paralajmërojnë se kulmi i infeksionit nuk ka ardhur ende./Telegrafi/

Mbi 15.000 raste aktive me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.