Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni sot ka nxjerrë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku mes tjerash është shpallur edhe popullsia e Shkupit, kryeqytetit të vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bie në sy rritja e numrit të shqiptarëve në kryeqytet pasi numri është në rritje nga regjistrimi i fundit i vitit 2002 ku përqindja ishte 20.04%.

Nga gjithësejt 526,502 qytetarë të regjistruar zyrtarisht, 58,71% apo 309.107 janë maqedonas kurse 22.85% apo 120,293 qytetarë janë shqiptarë. Romë janë 3.51%, turq janë 1.62%, serbë janë 1.80%, boshnjakë janë 1.40% dhe vlehë janë 0.53%. Të tjerë janë 1.19% kurse 8.39% janë qytetarë të cilët janë regjistruar nga burimet tjera administrative.

Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpallen rezultatet e regjistrimit, 29.52% e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë

Mbi gjys milion banorë ka Shkupi, 22.85% janë shqiptarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";