Mbi një milion udhëtar kanë kaluar në pikën kufitare “Bllatë” në mes RMV-së dhe Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdon trendi i rritjes së frekuencës në pikën kufitare “Bllatë” në kufirin RMV-Republika e Shqipërisë afër Dibrës, ku në periudhën janar-shtator, kanë kaluar mbi një milion udhëtarë, që është një numër rekord historik.

“Në periudhën janar-shtator, vendkalimi kufitar “Bllatë” ka arritur një fluks të përgjithshëm prej 1.072.646 udhëtarëve, që është një rritje prej 74 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur kjo shifër ishte 616.838 udhëtarë. Fluksi më i lartë ishte në gusht ose 207.601 udhëtarë, nga të cilët 71.259 ishin vendas, prej të cilëve 25.941 ishin hyrës dhe 45.318 ishin dalës. Nga numri i përgjithshëm, 136.342 janë të huaj, ku 74.907 janë të regjistruar në hyrje të vendit tonë, ndërsa 61.435 udhëtarë janë regjistruar në dalje”, deklaroi për MIA-n Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Ohër.

Frekuencë më e lartë krahasuar me vitin e kaluar është regjistruar edhe në tetë muajt e mbetur, por rritja më e madhe e numrit të udhëtarëve ishte në korrik, kur 157.017 kaluan kufirin krahasuar me 76.076 korrikun e kaluar, si dhe në shtator, kur 133.291 pasagjerë kaluan kufirin, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, kur kaluan 72.520 udhëtarë.

“Në korrik, kishte 46,443 shtetas maqedonas, nga të cilët 19,646 hynë ndërsa 26,797 dolën, ndërsa në shtator kanë hyrë 15,999 dhe kanë dalë 23,323 udhëtarë. Sa i përket shtetasve të huaj, në korrik janë regjistruar 58,883 për hyrje dhe 51,691 për dalje, ndërsa në shtator kanë hyrë 52,652, ndërsa kanë dalë 41,317 pasagjerë”, theksoi Dimoski.

Advertisement

Pika kufitare “Bllatë” filloi të funksionojë në vitin 1992, por për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore në anën shqiptare, fluksi ishte i vogël.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy