Mbledhja e VLEN-it për të diskutuar vendimin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) që për zgjedhjet lokale të del e vetme do të mbahet sot nga ora 14:00 por në të nuk është e ftuar ASH e Taravarit, merr vesh Telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk jemi të ftuar” është përgjigja e shkurtër që ju dha Telegrafit në Maqedoni.

Ndryshe, fërkimet mes partive të VLEN-it kanë filluar këto dy javë dhe arsyeja zyrtare për prishjen e marrëdhënieve në koalicion janë listat e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetar të komunave.

Mbrëmë, Taravari tha se ASH është e hapur për të gjithë partitë që të nxjerren kandidatë sa më të aftë për të udhëhequr komunat. /Telegrafi/ 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mbledhja e VLEN-it, ASH nuk është e ftuar appeared first on Telegrafi.