Oda Veterinare sot do të mbajë takim me përfaqësuesit e shoqatave veterinare të përfshira në aktivitete me interes publik, ku do të diskutohet gatishmëria, hapat e ardhshme, problemet dhe vështirësitë në zbatimin e aktiviteteve për kontrollin dhe shkatërrimin e murtajës afrikane të derrave.

Në rendin e ditës është njoftimi për rezultatet e kërkesës për korrigjim të çmimeve për aktivitetet me interes publik dhe nxjerrja e konkluzioneve adekuate për veprime të mëtejshme.

Nga Oda informojnë se takimin po e organizojnë me kërkesë të shoqatave veterinare për të shqyrtuar situatën e përgjithshme në kuadër të shpërthimit të murtajës afrikane të derrave në korrelacion me situatën materiale katastrofike të sektorit privat në shëndetësinë veterinare, i cili, siç thonë ata, gjendet në vijën e parë të mbrojtjes kundër sëmundjeve infektive dhe është një hallkë e rëndësishme në shëndetin e përgjithshëm publik.

“Mjekët e mjekësisë veterinare për një periudhë të gjatë kërkojnë trajtim adekuat social sa i përket gjendjes së tyre materiale, ndërsa të pakënaqur me situatën së fundmi paralajmëruan ndërprerjen e punës së tyre, përderisa nuk gjendet zgjidhje e përshtatshme për financimin e sektorit”, informojnë nga Oda Veterinare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbledhje për situatën e murtajës afrikane të derrave në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.