Në rend dite në Kuvend për sot janë caktuar mbledhja e 28-të e Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe mbledhja e katërt e Këshillit Buxhetor të Kuvendit.

Në Komisionin për Financim dhe Buxhet do të prezantohet Raporti vjetor për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Në mbledhjen e Këshillit Buxhetor të Kuvendit është paraparë që të prezantohet propozim-plani strategjik i Kuvendit në periudhë prej vitit 2022 deri 2026, propozim-kërkesa buxhetore dhe propozim-vendimi për dhënien e lejes financiare të Planit vjetor për punësim në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbledhje të Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Maqedonisë shkruan Telegrafi.